SPORT, 25 Prill 2026, 14:03

U rikthye në fushë pas dy muajsh, Rrahmani flet për Konten: Është një kohë e vështirë, por kemi një skuadër të fortë

U rikthye në fushë pas dy muajsh, Rrahmani flet për Konten:

Qendërmbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, foli për Sky Sport pas fitores 4-0 ndaj Kremonezes, duke shënuar rikthimin e tij në aksion dy muaj pas lëndimit.

“Nuk ishte e lehtë kur lëndohesh dhe duhet të punosh shumë për t’u rikthyer në fushë, veçanërisht me stilin tonë të lojës, është e komplikuar. Arritëm ta merrnim ndeshjen nën kontroll menjëherë dhe gjithçka shkoi mirë. Nëse nuk do të kishim fituar, do të kishte qenë e vështirë të përballeshim me Komon.

Ka qenë një kohë e vështirë për Antonio Konten dhe stafin. Duhet të jemi mirënjohës që kemi një skuadër të madhe, me lojtarë të gatshëm për të zëvendësuar ata që mungojnë. Për ne lojtarët, është më e lehtë kur kemi një trajner që e njohim mirë. Në këto dy vite, nuk kemi bërë keq, kemi fituar një titull, një Superkupë dhe po luftojmë për vendin e dytë”, përfundoi ai.