TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas një gjysmëfinaleje të suksesshme në kupë, Ja mal Musiala përballet menjëherë me sfidën e radhës, më të madhen e mundshme. Duhet të shqetësohemi sërish tani apo jo? Jamal Musiala u pa duke ecur me vështirësi në korridoret e stadiumit të Leverkusenit të mërkurën në mbrëmje, pasi kishte luajtur dhe luftuar për gati 90 minuta. Jamal ishte i lodhur, raportoi pak më vonë presidenti Herbert Hainer, asgjë më shumë. Asnjë arsye për shqetësim!
“Nga ndeshja në ndeshje shihet se forma e tij po përmirësohet.” Gjërat po shkojnë vërtetë drejt përmirësimit për potencialin vendimtar të Bajernit, i cili dha një asist dhe pati edhe disa veprime të mira në fitoren 2-0 në gjysmëfinale. Musiala inicioi vazhdimisht sulme, rriti ritmin, por në momentet kyçe preferoi t’ua pasonte topin shokëve të skuadrës. Dhe nëse e humbiste topin, menjëherë ndërhynte për ta rifituar. “Jamal ishte i mirë,” tha trajneri Vinsent Kompani.
“Në javët e fundit ai ka luajtur me më shumë liri dhe kjo sigurisht që ndihmon.” Pastaj ishte ai rikthim pas vështirësive, për të cilin askush te Bajerni nuk dëshiron të flas më, por që natyrisht është pjesë e historisë së lojtarit, ashtu si edhe nëntë muajt e fundit të shoqëruar me një dëmtim serioz në kyçin e këmbës dhe dhimbjet pasuese. Nëse gjithçka dukej kaq perfekte për Musialën në pranverë, kjo mund të diskutohet, por ai gjithsesi dha rezultate konkrete.
Një asist i shpejtë në rikthimin e tij në Lajpcig, gola kundër Gladbah dhe Atalanta. Dhe tani, pak para fundit të sezonit, ai ka një shifër mbresëlënëse prej dhjetë kontributesh në gola në rreth 700 minuta lojë. “Jo shumë lojtarë mund ta bëjnë këtë,” thotë Kompani.
“Ai ka shënuar gjysmën e tyre në momente kur ndoshta nuk ndihej në formën më të mirë. Tani mund të shihet që gëzimi i tij në lojë po rikthehet ngadalë.” Tani Musiala përballet me provën e madhe për të bllokuar mesfushën e Parisit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, në një mënyrë të ngjashme me atë që Gnabri dhe të tjerët arritën të bëjnë në nëntor. Maks Eberl nuk është i shqetësuar. “Sa duele fitoi sot? Katër, pesë?” pyeti drejtori sportiv. “Nuk është ajo që pret nga Jamal, por ai po e bën për skuadrën, po jep gjithçka për skuadrën. Dhe ai gjithmonë ka momentet e tij. Ne kemi nevojë për të tani në ndeshjet e mëdha.”