TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Futbolli italian është tronditur sërish, pasi Xhanluka Roki si dizenjator i arbitrave po hetohet sipas “AGI”. Roki dyshohet për bashkëpunim në mashtrim. Për këtë i është dorëzuar njoftimi që po hetohet dhe bëhet fjalë për edicionin 2024/25. I njëjti krim ishte edhe për skandalin “Calciopoli” të vitit 2006, që solli rënien e Juventusit në Serinë B. Nga kjo çështje janë zbuluar deri tani pikërisht dy ndeshje, Udineze-Parma dhe Inter-Verona.
Prokuroria tashmë po investigon. Kujtojmë se ndeshja Udineze-Parma u luajt më 1 mars të vitit të kaluar. Asokohe, gjyqtari i VAR-it duke i vendosur për të mos udhëzuar drejt një penalltie. Më pas ndryshon mendje çuditërisht, duke thirrur arbitrin Fabio Mareska që po ashtu ndryshoi vendimin dhe akordoi penallti. Për këtë episod, tregohet se Roki tërhoqi vëmendjen e kolegëve duke trokitur në xhamin e dhomës VAR.
Në ndeshjen tjetër mes Interit dhe Veronës, nuk u pa goditja e Bastonit ndaj Dudës, që solli më pas golin vendimtar në janarin e vitit 2024. Po ashtu edhe ndeshje të tjera janë në investigim./Panoramasport