TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prej dy ditësh në Itali tema më e nxehtë ka qenë ajo e skandalit në Milano ku u zbulua një organizatë e mirëfilltë kriminale që vepronte në qytet me klientelë VIP të cilës i ofroheshin eskorta luksi dhe net argëtimi mes muzikës, alkoolit dhe drogës kundrejt pagesave të majme.
Në listën e klientëve rezultojnë të jenë rreth 70 futbollistë të Serisë A, të cilët nuk janë të hetuar, por mund të jenë të detyruar të paraqiten para hetuesve si persona në dijeni të fakteve. Emrat janë shumë të njohur, si Vlahoviç, Daniel Maldini, Bastoni, Leao e shumë të tjerë, që luajnë apo kanë luajtur në radhët e skuadrave më të njohura të Serisë A, përfshirë edhe ish-mesfushorin serb Dejan Stankoviç.
Por ndërsa në mediat shtohet gjithnjë e më shumë zhurma rreth tyre, vetë futbollistët janë të pakënaqur që detaje të tilla po bëhen publike herë pas here. Dhe Rafael Leao ka qenë i pari që ka reaguar në rrjetet sociale duke përgënjeshtruar përfshirjen e tij në ngjarje të tilla.
“Në këto ditë, emri im, ashtu si ai i futbollistëve të tjerë, është shfaqur në faqet e internetit, rrjetet sociale dhe në gazeta në lidhje me një hetim Prokuroria e Milanos. Dua ta bëj të qartë se nuk kam asnjë njohuri rreth fakteve nën hetim. Nuk jam i përfshirë dhe nuk kam kryer asnjë krim. I bëj thirrje të gjithëve të shmangin lidhjen arbitrare ose sipërfaqësore të emrit tim me këtë situatë, pa marrë parasysh të vërtetën ose respektin për jetën private. Përpara se të jemi futbollistë, ne jemi njerëz me familje dhe reputacion. Për këtë arsye, unë tashmë kam udhëzuar avokatin tim të më mbrojë në çdo mënyrë të mundshme kundër kujtdo që vazhdon të përhapë lajme të rreme ose dëmtuese”, shkruante lojtari në rrjetet sociale.