SPORT, 24 Prill 2026, 15:42

Goditje e rëndë nga UEFA pas incidentit në Champions, sulmuesi pezullohet zyrtarisht para Botërorit

Goditje e rëndë nga UEFA pas incidentit në Champions, sulmuesi

UEFA ka zyrtarizuar një dënim të rëndë për Xhanluka Prestiani. Futbollisti i Benfikës dhe Argjentinës është pezulluar me gjashtë ndeshje, pas asaj që ndodhi më 17 shkurt ndaj Vinicius.

Në vendimin e shpallur tregohet se pezullimi nuk do vlejë për tri ndeshje, që do të konsiderohen periudhë prove në dy vite.

Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s (CEDB) ka vendosur:

Të pezullojë lojtarin e SL Benfika, Xhanluka Prestiani, për gjithsej gjashtë (6) ndeshje zyrtare të klubeve të UEFA-s dhe/ose të ekipit përfaqësues kombëtar, për të cilat ai ndryshe do të ishte i kualifikuar, për sjellje diskriminuese (d.m.th. homofobike). Pezullimi për tre (3) nga këto ndeshje është subjekt i një periudhe prove prej dy (2) vitesh, duke filluar nga data e këtij vendimi.

Ky vendim (d.m.th. pezullimi me gjashtë ndeshje) përfshin pezullimin e përkohshëm me një ndeshje të vuajtur nga lojtari gjatë ndeshjes së play-off-it të fazës me eliminim direkt të UEFA Champions League 2025/26, të zhvilluar më 25 shkurt 2026 ndërmjet Real Madrid CF dhe SL Benfika.

T’i kërkojë FIFA-s që të zgjerojë në nivel botëror pezullimin e sipërpërmendur.