SPORT, 22 Prill 2026, 22:59

Bayern Munich kalon në finale të Kupës së Gjermanisë, mposht si mysafir Bayer Leverkusen

Bayern Munich kalon në finale të Kupës së Gjermanisë,

Bayern triumfon 0-2 ndaj Leverkusen dhe shkon në finalen e Kupës së Gjermanisë. Takimi u zhbllokua pas 22 minutash lojë me anë të Kane, i cili shfrytëzoi në maksimum një asist të Musiala.

Edhe në pjesën e dytë ritmi ishte i kënaqshëm, por skuadrat nuk u treguan të sakta para porte. Në fund pati kohë për një gol të Diaz.

Feston ekipi i Kompany në fund, me skuadrën bavareze që në finale gjen fituesin e Stuttgart-Freiburg. Bayern synon që të fitojë trofeun dhe mbetet skuadra favorite.