SPORT, 29 Qershor 2022, 21:57

“Jam shumë i lumtur”, Lukaku pas rikthimit te Interi: Mezi pres të zbres në fushë, tani do bëj më të mirën

“Jam shumë i lumtur”, Lukaku pas rikthimit te Interi: Mezi pres

Romelu Lukaku u rikthye te Interi, pas një viti qëndrimi te Chelsea. Sulmuesi belg ka dhënë një intervistë për InterTV, menjëherë pas zyrtarizimit. Lukaku është shprehur i lumtur për ardhjen në Milano, teksa dukej mjaft i emocionuar.

“Cilat janë emocionet e tua? – Një emocion i fort. Historia që kisha një vit më parë me këtë skuadër ishte e bukur, për mua dhe për tifozët. Interi më ka dhënë shumë dhe shpresoj që të bëj më mirë se më parë. Tani duhet të punoj me skuadrën dhe të bëj më të mirën që mundem.

Si ishte të shikoje dhe njëherë presidentin Zhang? – Ne folëm për shumë gjëra, si për shembull që ishte e pamundur që unë të rikthehesha, por që ne e bëmë dhe unë duhet ta falënderojë atë që e bëri të mundur këtë gjë. Ne e bëmë dhe unë jam shumë i lumtur.

Si është të jesh në Milano sërish? – U ktheva në shtëpi. Familja ime në Milano kaloi një kohë shumë të mirë me fansat dhe shokët e skuadrës. Të gjithë më ndihmuan që nga dita e parë. Unë nuk u largova nga shtëpia kur u largova në Angli dhe kjo s’do të thotë asgjë. Jam i lumtur dhe mezi po presë të shikojë djemtë dhe fushën sërish” – Tha ai.