SPORT, 29 Qershor 2022, 14:51

Alegri frymëzohet nga Ançeloti, ja ndryshimet që do të pësojë Juventusi në sezonin e ardhshëm (Formacioni i mundshëm)

Alegri frymëzohet nga Ançeloti, ja ndryshimet që do të

Në janarin e vitit 2014, Karlo Ançeloti mori një vendim të fortë, por që në fund rezultoi i duhuri për të fituar Champions-in e 10-të të Realit të Madridit në histori. Rruga drejt triumfit, atë që në “Santiago Bernabeu” po e prisnin prej 12 vitesh, ishte thjesht një shpikje taktike: tërheqja e Angel di Marias nga sulmues në mesfushor.

Atë sezon, madje atë merkato janari, argjentinasi ishte totalisht i tërbuar dhe kishte kërkuar edhe largimin në dimër, pasi kishte parë çdo hapësirë që t’i mbyllej në Madrid, pasi të pazëvendësueshmeve Benzema dhe Ronaldo i ishte shtuar edhe blerja më e shtrenjtë e historisë deri në atë periudhë, Garet Bejl. Fakti që Di Maria nuk kishte shanse që të konkurronte, më shumë prej famës sesa nga aspekti teknik, argjentinasi sheh t’i hapet drita jeshile nga dëmtimi i Sami Khedirës dhe prej kurajës së Karlo Ançelotit.

Trajneri italian kishte në mesfushë dy fenomenë organizatorë si Modriç e Ksabi Alonso, por duke pëlqyer shpejtësinë dhe driblimin dehës të Di Marias bëri një pakt me lojtarin për të luajtur në të majtë dhe të sakrifikohej disi më shumë sesa roli i mëparshëm. Madje, ai shpesh ndërronte rolet edhe me Ronaldon dhe Marselon, që në korsinë e majtë kishin prirje të frikshme ofensive.

Kësaj zgjedhjeje të Ançelotit i doli kundër edhe presidenti Florentino Perez, pasi në vend të Khedirës në formacion donte të përkëdhelurin e tij, Iskon, por në fund rezultoi që të drejtë kishte trajneri dhe jo ai që i paguan për të fituar. Kjo, pasi Di Maria dhe Ronaldo me shpejtësinë e tyre ishin të pakapshëm dhe, pse jo, nëse Alegri merr spunto nga Ançeloti dhe vendos që në 4-3-3 të Juves të vendosë në korsinë e majtë mes mesfushës Kiezën dhe Di Marian, ku i dihet…

Formacioni i mundshëm i Juventusit:

Alegri frymëzohet nga Ançeloti, ja ndryshimet që do të

Reali i Ançelotit 2013-2014:

Alegri frymëzohet nga Ançeloti, ja ndryshimet që do të