SPORT, 29 Qershor 2022, 19:36

Shqipëria dhe Kosova me medalje ari në Lojërat Mesdhetare, Presidenti Meta: Sukses i merituar!

Shqipëria dhe Kosova me medalje ari në Lojërat Mesdhetare,

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar dy kampionet shqiptarë në mundje dhe xhudo, Zelimkhan Abakarov dhe Distria Krasniqi, të cilët fituan medalje ari në Lojërat Mesdhetare.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan suksesi për dy sportistët ishte i merituar.

“Shqipëria dhe Kosova me Medalje Ari në Lojërat Mesdhetare! Urime mundësit tonë kampion Zelimkhan Abakarov dhe xhudistes Distria Krasniqi për suksesin e merituar”, shkruan Meta në Facebook.