SPORT, 30 Qershor 2025, 13:54

FOTO/ Shqiptarja Lorela Cubaj ndihmon Italinë të ngjitet në podiumin e Europianit të basketbollit

FOTO/ Shqiptarja Lorela Cubaj ndihmon Italinë të ngjitet në

Lorela Cubaj ka shkruar historinë, duke u bërë shqiptarja e parë që fiton medalje bronzi në Europianin e Basketbollit.

26-vjeçarja luan me kombëtaren italiane dhe në ndeshjen me Francën u vlerësua si një ndër më të mirat në parket. Italia arriti të fitojë me rezultatin 69-54 duke e mbyllur këtë turne në vendin e tretë.

Kombëtarja italiane nuk kishte fituar një medalje prej 30 vitesh dhe e arriti këtë në minfinalen me Francën, me një lojë të bukur dhe me shumë emocione.

Ajo që spikati dhe është veçuar edhe nga mediat italiane është Lorela Cubaj, shqiptarja 26-vjeçare që shkëlqeu në parket dhe në fund u shpërblye me medalje bronzi.

Përveç këtij suksesi, Cubaj është bërë dhe e para vajzë shqiptare që ka luajtur në Women NBA.

Kampione e EuroBasket për femra u shpall Belgjika që mundi Spanjën 67-65 dhe siguroi medaljen e arit.

FOTO/ Shqiptarja Lorela Cubaj ndihmon Italinë të ngjitet në