SPORT, 4 Mars 2022, 21:45

"Flamuri turk do të valëvitet në Londër"/ Kush është miliarderi turk në negociata për të blerë ekipin e Chelsea

"Flamuri turk do të valëvitet në Londër"/ Kush

Miliarderi turk, Muhsin Bayrak pretendon se është në bisedime me Roman Abramovich për të blerë ekipin e Chelsea. 

Ky ekip është nxjerrë në shitje nga Abramovich për 3 miliardë paund. Miliarderi rus ka deklaruar se paratë që do të gjenerohen nga shitja, do të jepen për bamirësi për viktimat e luftës në Ukrainë. 

Pretendentët e deritanishëm për të blerë ekipin ishin Todd Boehly dhe Hansjorg Wyss, por tashmë turku Bayrak ka deklaruar se "flamuri turk do të valëvitet në Londër". 

"Jemi në fazën e negociatave", thotë Bayrak. 

Ai është kryetar i bordit të AB Group Holdings, e cila ka investime në ndërtim, turizëm, sektorin e energjisë dhe kriptomonedhat. Kompania mendohet se vlen të paktën 11 miliardë dollarë. 

Roman Abramovich e mori vendimin për të shitur klubin që bleu 19 vite më parë, pas agresionit rus në Ukrainë, çka e ktheu vëmendjen tek aktiviteti i tij dhe nxiti thashethemet se qeveria britanike mund të vendoste sanksione edhe mbi të.