TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është mbyllur me rezultatin 1-2 supersfida mes Lacios dhe Napolit, ku emocinonet ishin të pranishme përgjatë gjithë sfidës. Një rezultat që çon skuadrën e Spaletit në krye të Serisë A, me pikë të barabarta me Milanin.
Pjesa e parë u mbyll pa gola me skuadrat që patën pak raste. Në të dytën u rezervuan golat e sfidës, që ishin njëri më spektakolar se tjetri.
Insinje (62') kaloi në avantazh napoletanët me një goditje fantastike nga jashtë zone.
Sulmuesi shënoi përsëri, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje. Kur dukej se ndeshje do përfundonte Lacio barazoi me një “silurë” të Pedros në minutën e 88-të. Napoli nuk u dorëzua dhe atëherë kur nuk pritej, Fabian Ruiz realizoi golin e fitores (90'+4).
Me këtë trepikësh Napoli shkon në vendin e parë me 57 pikë, po aq sa Milani.