SPORT, 27 Shkurt 2022, 17:15

Video/ Tifozët e Dinamos së Moskës kundër Putinit, përkrahin zv.trajnerin e tyre ukrainas

Video/ Tifozët e Dinamos së Moskës kundër Putinit,

Tifozët e Dinamo Moskës janë kundër Vladimir Putin, për sulmet ndaj Ukrainës.

Në ndeshjen e luajtur ditën e djeshme kundër Khimkit, ku Dinamo e Moskës fitoi me shifrat 3-0. Tifozët kanë bërë një gjest prekës për zv.trajnerin e skuadrës së tyre i cili është ukrainas, të cilët në këtë mënyrë kanë treguar përkrahjen e tyre për ish-legjendën e Bayern Munich dhe Liverpool.

Në një video të postuar në rrjetet sociale dëgjohen tifozët të cilët thërrasin në kor emrin e Andriy Voronit, duke marrë gjithë duartrokitjet e të pranishmëve, një gjest ky që po përhapet me shpejtësi në internet.

Andriy Voronin, nuk ishte pjesë e ndeshjes sepse u largua nga Moska kur filloi lufta, ndërsa kujtojmë se ka luajtur edhe për Dinamon e Moskës nga viti 2010 deri në vitin 2014. Gjatë kësaj periudhe ka arritur të aktivizohet në 87 ndeshje duke shënuar 24 gola dhe ka dhënë 22 asistime.