TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kombëtarja shqiptare do të luajë një takim miqësor pak ditë përpara nisjes së fushatës kualifikuese të Europianit 2024, ku do të luajë me Poloninë e Levandovskit.
Mësohet nga burime pranë FSHF-së, se trajneri Silvinjo do ta nisë aventurën e tij në “Air Albania”, me një miqësore me kombëtaren e Uzbekistanit.
Ende nuk është bërë zyrtare, por federata është në negociata për të lënë një takim të tillë dhe shumë shpejt do të publikojë edhe lajmin, për ndeshjen që do të luhet më datë 24 mars.
Caktimi i një ndeshjeje me një kundërshtar të lehtë do të bëhet për arsye të mosngarkesës pak ditë para përballjes me Poloninë. Lojtari më i mirë i Uzbekistanit është lojtari i Romës, i cili është huazuar te Specia, Eldor Shomurodov, i cili është edhe kapiteni i skuadrës.