TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kristjan Asllani është tashmë plotësisht pjesë e Interit, pasi ka hyrë në fuqi klauzola që e bënte të detyrueshme blerjen e tij nga Empoli. Pikët e siguruara me suksesin në derbi kanë bërë të aktivizohet kjo klauzolë për futbollistin shqiptar i cili pritet të ketë më shumë minuta në vijimin e këtij edicioni dhe në vazhdim.
Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, paraqitjet e mesfushorit shqiptar por edhe potenciali që ai ka, po shtyn klubin zikaltër që të mendojë edhe një shitje të bujshme të Marcel Brozoviç. Zërat për largimin e kroatit kanë filluar që në verë dhe ka pasur interes konkret nga klube të ndryshme. Por Interi deri tani kishte hezituar, duke mos qenë i sigurt se kishte lojtarë për ta zëvendësuar.
Përshtatja e Çalhanollu në këtë pozicion dhe potenciali i Asllanit për t’u kthyer në një titullar fiks në të ardhmen në atë rol, sipas të përditshmes italiane po shtyn Marotën të mendojë seriozisht largimin e futbollistit kroat në merkaton e verës.