TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot në 15:00 do të startojnë dy ndeshjet e para të javës së 22-të të Kategorisë së Parë.
Apolonia do të presë Burrelin, pas humbjes me Skënderbeun. Ndërsa miqtë vijnë në këtë përballje pas barazimit pa gola me Besëlidhjen.
Fierakët renditen në vendin e 7-të me dy pikë larg zbritjes në zonën e ftohtë dhe me pikë të barabarta me vendin e gjashtë të cilin e mban Besa e Kavajës, ndërsa Burreli në vendin e 9-të.
Nga ana tjetër Luzi do të presë Lushnjën, teksa të dyja ekipet vijnë me moralin lart pas fitoreve në javën e 21-të përkatësisht ndaj Tomorit dhe Besës.
Vendasit ndodhen në vendin e 8-të me një pikë më shumë se kundërshtari i sotëm që ndodhet në vendin e 10-të. Sot skuadrat do të kërkojnë me patjetër tre pikët, për t’u larguar sa më shpejt nga zona e ftohtë e renditjes.
FORMACIONET ZYRTARE
APOLONIA-BURRELI



