TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Robert Levandovski është një nga futbollistët profesonistë të nivelit më të lartë. Por Leva njihet nga të gjithë edhe si një person model në jetën e përditshme.
Ai ka rrëfyer jetën e tij në dokumentarin më të fundit në “Amazon” së bashku me bashkëshorten Ana. Të dy janë shfaqur të sinqertë, duke treguar dhe hollësi private nga jeta e tyre. Si Robert Levandovski ashtu edhe bashkëshortja e tij Ana kujtojnë si “momentin më të vështirë” të jetës së tyre, abortin që pësoi gruaja e tyre pak para nisjes së “Euro 2016”. “Duhej të fokusohesha te futbolli, por gjatë gjithë kohës kisha një çështje më të rëndësishme në mendjen time. Tifozët nuk e kishin idenë, thjesht prisnin që unë të shënoja gola dhe do të ishte Roberti”, thotë 34-vjeçari.
Ai dha detaje më të thelluara për këtë çështje: “Më kujtohet koha e Kampionatit Evropian në Francë. Ishte koha kur unë dhe Ana po përpiqeshim të kishim një fëmijë. Ajo kishte fluturuar për të më parë (në grumbullimin e kombëtares së Polonisë) dhe disa ditë më parë doli që ajo kishte dështuar. Edhe pse privatisht je zemërthyer, i zhgënjyer dhe i trishtuar, në realitet duhet të përballesh me të gjitha duke dalë në fushë, duke u përpjekur të fokusohesh në atë që duhet të bësh dhe për të cilën paguhesh”. Ai ka flet me gruan e tij për atë moment të vështirë.
“Ishte një situatë e vështirë për ne si familje. Menjëherë pasi luajtëm Kampionatin Evropian në Francë dhe arritëm në çerekfinale me Poloninë… me ekipin gjithçka ishte mjaft e këndshme, por nuk mund të harroja atë që na kishte ndodhur si familje. Ishte një sfidë për mua: si të mësoj të përballem me situata të vështira private dhe të vazhdoj të gjej rrugën e duhur për të qenë i denjë në fushë”, tha ai.
MREKULLIA – Nëj vit më pas (2017), familjes Levandovski iu kthyer gëzimin e lumturia me lindjen e vajzës, Klarës. Edhe pse ata kanë pranuar se lindja e vajzës mund të kishte rezultuar fatale për mamanë.
“Kam mbijetuar me vështirësi”, ka thënë Ana Levandovska në rrëfimin e saj. “Ana humbi shumë gjak. Mjeku tha më pas se mund të përfundonte shumë më keq… Ndërsa po luftonte unë mbajta Klarën në krahë dhe në atë moment nuk e kuptova që rreziku ishte kaq i madh”, ka rrëfyer i përlotur Levandovski. Krejt ndryshe me vajzën e dytë (Laura), lindja e së cilës siç ka rrëfyer çifti nuk pati aq shumë vështirësi.
BAJERNI – Levandovski ka folur dhe për jetën e tij të lidhur me futbollin dhe veçanërisht Bajernin e Mynihut, të cilin e la pas 8 sezonesh për t’iu bashkuar Barcelonës verën e kaluar.
“Me Hansi Flikun ka qenë periudha ime më e mirë. Mund të vijoja të qëndroja tek Bajerni si detyrim, por jo për kënaqësi”, tha Leva.