SPORT, 5 Prill 2023, 18:19

Neymar bëhet ‘problem’ te PSG, klubi francez mendon shitjen e sulmuesit, por ...

Neymar bëhet ‘problem’ te PSG, klubi francez mendon shitjen e

Duket se gjërat s’po ecin mirë me Neymar. Kontrata e tij e re duket se do të ketë shifrën; 41 milionë euro në vit deri në vitin 2027. Ylli brazilian i PSG-së, pas një dëmtimi tjetër ka ‘vlerën’ më të ulët historike.

Klubi parizien, i cili vjen nga një tjetër eliminim i hershëm në Champions League nga Bayern Munich, planifikon të kthejë faqen duke hequr qafe pagat shumë të rënda të Messit dhe Neymarit, por në rastin e fundit, sipas Le Parisien, do të ketë një problem jo i lehtë për t’u zgjidhur.

PSG ka frikë se problemi i kyçit të këmbës së djathtë mund ta pengojë brazilianin të kalojë testet mjekësore me ndonjë klub që mund të bëjë një propozim të kënaqshëm. Këtë sezon, Neymar shënoi 18 gola dhe dhuroi 17 asiste në 29 ndeshje të luajtura në Ligue 1, Kupën e Evropës dhe Superkupën e Francës.