SPORT, 7 Prill 2023, 11:46

VIDEO/ “Bëmë baba të të ngjaj”, djali i Ronaldinjos shkëlqen në ndeshjen debutuese me Barcelonën U-19

VIDEO/ “Bëmë baba të të ngjaj”, djali i

Zhoao Mendes, djali i legjendës braziliane Ronaldinjo është pjesë e ekipit U-19 te Barcelona teksa bëri debutimin e tij në Kupën Ndërkombëtare të Mesdheut.

Ai ka shkëlqyer gjatë ndeshjes teksa spikati në disa momente të caktuara. Të gjitha lëvizjet e tij janë bërë pjesë e një video e cila është parë nga mbi 1 milion tifozë futbolli në Twitter.

Edhe pse në këmbët e tij shikohet se ka shumë klas, Mendesit, i duhet shumë punë për të arritur në nivelet e babait të tij.