TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bartosz Salamon rezultoi me doping pas ndeshjes së kthimit në Conference League ndaj Djurgarden, takim ky i luajtur me 16 mars. Ky ka qenë lajmi i bujshëm që ka ardhur mbrëmë nga vetë klubi ku luan lojtari, Lech Poznan.
Mbrojtësi Salamon ka qenë pjesë e Polonisë për ndeshjen e luajtur pak ditë më parë me Shqipërinë, ku zhvilloi një paraqitje të mirë.
31 vjeçari ka reaguar në rrjetet sociale, më saktësisht në Twitter.
“Ky lajm është një surprizë e madhe për mua dhe kushdo që më njeh e di që jam shumë i vëmendshëm ndaj çdo suplementi apo medikamenti që marr dhe konsultohem gjithmonë me mjekun e klubit. Besoj se gjithçka do të sqarohet dhe do të mund të vazhdoj të luaj pa asnjë ndërprerje”, ka shkruar ai në Twitter.
Poniżej komunikat klubu dot. próbki A badania antydopingowego przeprowadzonego u Bartosza Salamona. Zawodnik ma pełne wsparcie Klubu i zrobimy wszystko, żeby wyjaśnić tę sprawę w imieniu Bartka, o którego niewinności jesteśmy wszyscy przekonani. https://t.co/khWluVgykC
— Lech Poznań (@LechPoznan) April 4, 2023