SPORT, 6 Prill 2023, 16:37

Kontratë deri në fund të sezonit, Çelsi rikthen në pankinë legjendën e skuadrës, Frenk Lampard (Zyrtare)

Kontratë deri në fund të sezonit, Çelsi rikthen në

Çelsi ka zyrtarizuar në stol teknikun Frenk Lampard deri në fund të sezonit. Lampard do të zëvendësojë të shkarkuarin Graham Poter.

Ish-mesfushori anglez do të drejtojë për herë të dytë skuadrën e “Bluve”, që për herë të parë u ul në stol në vitin 2019 deri në vitin 2021, kur u shkarkua në mes të sezonit.

Ai do të mbyllë sezonin me Çelsin, teksa deri në verë drejtuesit pritet të zgjedhin një midis Luis Enrikes dhe Julian Nagelsmanit, me spanjollin që duket më favorit.