TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Leipzig është skuadra e katërt gjysmëfinaliste e edicionit 2022/2023 në Kupën e Gjermanisë. Skuadra e Marco Rose eliminoi Borussian e Dortmundit me rezultatin 2-0.
Në “Red Bull Arena”, Leipzig dominoi të gjithë ndeshjen, duke diktuar ritmin dhe duke treguar më shumë dëshirë se “verdhezinjtë”.
Skuadra e Terzic vuajti shumë, me Dortmund që nuk ia doli të kërcënonte në asnjë moment portën e Balswich.
Timo Werner vulosi pjesën e parë, me sulmuesin i cili shënoi në minutën e 22-të, duke shfrytëzuar pasimin e Simakan.
Në fraksionin e dytë, Leipzigu dominoi përsëri, ndërsa Dortmundi kërkoi të reagonte në fund, në kohën shtesë, por portieri i vendasve ishte maksimalisht i vëmendshëm për të mbajtur portën e tij të paprekur dhe të sigurt kualifikimin.
Pikërisht në momentin kur Dortmundi kërkoi të realizonte golin e barazimit, Laipzigu gjeti befasinë në portën e “verdhezinjëve” dhe Orban realizoi golin e dytë në minutën e 98-të.
2-0 dhe Leipzig prek përsëri fazën gjysmëfinale, ndërsa Dortmundi nuk ia del të shkojë në këtë fazë për herë të dytë radhazi. Leipzig u bashkohet skuadrave të tjera të kualifikuara, Freiburg, Stuttgart dhe Frankfurt.