SPORT, 5 Prill 2023, 22:24

Real Madridi e mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Barcelonës

Real Madridi e mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Barcelonës
Karim Benzema, pas shënimit të golit

Ndeshja e kthimit mes Barcelonës dhe Real Madridit është mbyllur me epërsinë e Los Blanocs me rezultat 1-0.

Ndeshjen e parë e kishte fituar Barcelona me rezultat 1-0 dhe rezultati aktual i përgjithshëm është 1-1.

Barcelona kërkoi penallti në start pas një loje me dorë nga David Alaba, por gjyqtari heshti, ndërsa pas tij rrezikoi me Sergio Roberton, por pa sukses.

Rodrygo e kishte rastin e parë për Real Madridin, por gjuajtja e tij u ndal nga mbrojtja.

Afër mbylljes së pjesës së parë në skenë doli Vinicius Jr, që në minutën e 45+1’, çoi topin drejt portës, ndërsa Karim Benzema e shoqëroi më thellë vijës fatale.