SPORT, 6 Prill 2023, 10:54

Shehi me “dhimbje koke”, mesfushori i Tiranës prish planet e formacionit bardheblu

Shehi me “dhimbje koke”, mesfushori i Tiranës prish planet e

Ardit Deliu prish planet e Orges Shehit. Lojtari vazhdon të ketë dhimbje në kofshë dhe në këto kushte mesfushori me shumë mundësi humb sfidën me Kukësin.

Ai ka një shqetësim që prej miqësores me Vorën, i cili e la jashtë takimit edhe me Erzenin. Për sa i përket formacionit, Bekaj do të luajë në portë, më pas në mbrojtje Najdovski, Lulaj, Përgjoni dhe Toshevski. Në mesfushë treshja e zakonshme Aleksi, Hila që zëvendëson Deliun, si dhe Lushkja.

Në sulm mund të kemi surprizën e madhe. Hasani dhe Haxhiu do të luajnë nga krahët, ndërsa sulmues i parë do të jetë Kristal Abazaj. Lojtari ka qenë titullar me Erzenin dhe do të vazhdojë të luajë në këtë pozicion edhe në javët e mbetura të sezonit.

Ai ende nuk është gati për të luajtur 90 minuta, pasi vjen nga një dëmtim delikat që e jashtë nga shkurti në fund të marsit.