SPORT, 19 Prill 2023, 08:48

CHAMPIONS/ Dy gjysmëfinalistet e radhës mësohen sot, njihuni me sfidat e fundit çerekfinale

CHAMPIONS/ Dy gjysmëfinalistet e radhës mësohen sot, njihuni me

Liga e Kampionëve mbyll sot fazën çerekfinale, me dy sfida të cilat në letër duken sikur janë vulosur.

Në orën 21:00, Bajerni i Mynihut pret në shtëpi Mançester Sitin. Gjermanët janë mposhtur 3-0 në ndeshjen e parë dhe një përmbysje duket e vështirë, por jo e pamundur. Nga ana tjetër, “Qytetarët” janë favoriti absolut për të ngritur këtë vit trofeun.

Po në këtë orë, në “San Siro” luhet akti i dytë i ndeshjes Inter-Benfika. Zikaltërit fituan në transfertë ndeshjen e parë me rezultatin 0-2, por “shqiponjat” besojnë te një mrekulli në Milano.

NDESHJET:

BAJERN MYNIH – MANÇESTER SITI (0-3) 21:00

INTER – BENFIKA (2-0) 21:00.