TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Barazim dramatik i Interit në transfertë kundër Salernitanës. Skuadra e Inzagit ishte duke udhëhequr me rezultatin 0-1, deri në minutën e 90-të, kur Kandreva, shtangu ish-skuadrën e tij, me një gjuajtje nga një kënd thuajse i pamundur, duke e dërguar topin në trekëndëshin e Onanës. Pavarësisht dominimit, Interi nuk arriti të dilte me 3 pikë nga ky takim.
Plot 11 gjuajtje në portë regjistruan interistët, por kjo nuk mjaftoi, pasi Oçoa ishte në një ditë spektakolare, duke i mohuar disa gola të sigurt.
Paraqitje pozitive edhe për Asllanin që qëndroi në fushë 66 minuta. Për sa i përket pikëve, me këtë barazim Interi shkoi në kuotën e 51 pikëve. Fitorja e fundit e zikaltrve daton më 5 mars ndaj Leçes.
Simone Inzagi, trajneri i Interit, ka qenë dukshëm i pakënaqur nga barazimi 1-1 ndaj Salernitanës që frenon përsëri zikaltrit në kampionat dhe i vështirëson shumë rrugëtimin e tyre drejt Ligës së Kampioneve. Tekniku, para mikrofonave të “DAZN”, nuk i jepte dot shpjegim situatës së krijuar dhe pse zikaltrit nuk ia dilnin të mbyllnin ndeshjet.
“Sot e kam të vështirë të flas për futboll, por kemi parë një skuadër e cila ka bërë një ndeshje të rëndësishme. Gabimi i madh ishte që nuk shënuam golin e dytë dhe tani po e paguajmë se nuk arrijmë të mbyllim ndeshjet. Por skuadra po përkushtohet në mënyrë të çmendur.
Sot e kam të vështirë të shpjegoj këtë barazim pas asaj që kemi krijuar. Ka shumë zhgënjim, por duhet të punohet më shumë. Skuadrës nuk kam çfarë i kritikoj asgjë.
Ne ndeshjen e interpretuam mirë, pastaj Lukaku goditi traversën. De Vraj kishte dy mundësi për të shënuar. Por e përsërit, për përkushtim dhe për ndeshjen që kemi bërë, nuk kam asgjë për të thënë. Dhe për golin e Kandrevës në fund mund të them vetëm se në një vit e gjysmë nuk kam parë asnjëherë një gol të tillë”, tha Inzagi i zhgënjyer pas duelit.
???????????????? | ???????????????????????????????????????????? 1-1 ???????????????????? (????????????????????????????????) pic.twitter.com/19ImXvbOwJ
— EuroFoot (@eurofootcom) April 7, 2023