SPORT, 7 Maj 2022, 21:59

Duka uron Tiranën për titullin kampion: Ditë e merituar feste, më e bukura është përpara

Duka uron Tiranën për titullin kampion: Ditë e merituar feste,

Tirana u shpall kampione e Shqipërisë. Të shumta ishin urimet për bardheblutë për trofeun e 26-të në kampionat. Nuk mund të mungonte Armand Duka, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale.

”Dua t’i shpreh urimet më të mira KF Tirana  për titullin e 26-të kampion. Sot është një ditë e merituar feste për lojtarët, stafin teknik, drejtuesit dhe tifozët. Një rrugëtim plot emocione në një kampionat me të vërtetë të bukur ku ende shumë enigma janë për tu zbardhur. Më e bukura është përpara dhe klubi duhet të fillojë punën nga nesër për të nderuar futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare”,  shkruan Duka.