SPORT, 10 Janar 2023, 11:41

Andrea Pirlo gati për një aventurë të re, alternativë për t’u bërë trajner i kombëtares së njohur europiane

Andrea Pirlo gati për një aventurë të re, alternativë

Andrea Pirlo ende nuk po jep paraqitjet e pritshme me skuadrën e Karagymryk në Turqi dhe duket se italiani po mendon një aventurë të re.

Siç raportojnë mediat, italiani është kthyer në një alternativë për t’u bërë trajneri i kombëtares belge.

Ai kërkon të zëvendësojë të larguarin Roberto Martinez, i cili së fundmi ka firmosur me Portugalinë.

Gjithashtu një tjetër alternativë është edhe Tieri Henri, me ish-sulmuesin francez që prej kohësh ka qenë asistenti i Martinezit në stolin e “Djajve të Kuq”.