SPORT, 9 Janar 2023, 10:46

“Reja ka bërë shumë për Kombëtaren shqiptare”, Duka gjatë prezantimit të Silvinjos: Gati për një cikël të ri

“Reja ka bërë shumë për Kombëtaren

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, prezanton trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare, Silvinjon dhe gjithashtu i jep lamtumirën Edi Rejës.

Ai e falënderon teknikun italian për punën e tij në Kombëtare dhe thotë që tashmë është gati për një cikël të ri.

“Sot jemi në këtë komunikim publik për të mbyllur një cikël nën trajnimin e Rejës dhe duke nisur me një staf të ri dhe objektiva të qarta. Në fillim doja të falënderoja Rejën dhe stafin e tij për të gjitha rezultatet dhe punë, për përkushtimin dhe gjithçka që ka dhënë për kombëtaren.

Bilanci i tij i fitoreve dhe humbjeve është i barabartë. Ka bërë punë të mirë në punën e ekipit shqiptar. Shpeshherë ka qenë i kritikuar, por gjithsecili ka këndvështrimin e vet. Edhe njëherë do të doja ta felenderoja tashmë ish-trajnerin e ekipit Kombëtar gjatë këtyre 3 vite e gjysmë.

Reja ka qenë një nga bashkëpunëtoret më të mirë të FHSF-së dhe do të vazhdojë të jetë i tillë për të gjithë neve”, u shpreh Duka.