SPORT, 9 Janar 2023, 15:49

“Dhimbje” koke për Ançelotin, humb dy titullarë për gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës

“Dhimbje” koke për Ançelotin, humb dy titullarë

Real Madrid ka humbur dy futbollistë të rëndësishëm në prag të gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës. Alaba dhe Çuameni janë dëmtuar gjatë stërvitjes dhe nuk do të luajnë të mërkurën kundër Valencias.

Sipas klubit ata mund të qëndrojnë jashtë fushave nga tre javë deri në një muaj, por do të varet nga shkalla e dëmtimit pasi ende nuk është specifikuar.

Gjithashtu ekipi ka zbuluar edhe futbollistët që do të marrin me vete në Arabi, atje ku do të luhet sfida.

Portierë: Kurtua, Lunin dhe Luis Lopez

Mbrojtës: Karvahal, Lukas Vaskez, Odriozola, Militao, Rudiger, Naço, Valejo dhe Mendi

Mesfushorët: Kros, Modriç, Valverde, Kamavinga, Sebajos dhe Mario Martin

Sulmues: Rodrigo, Asensio, Benzema, Mariano, Vinicius dhe Hazard