TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

‘‘Lamtumirë” do të ishte fraza më e përdorur nga mediat botërore pas deklaratës së Tomas Mylerit mbi vazhdimësinë me kombëtaren. Eliminimi i parakohshëm dhe paraqitja e dobët e 33-vjeçarit e “detyruan” plakushin nga Mynihu të shprehte fraza me kuptim mbylljen e kapitullit si “Pancer”.
Ky detaj nuk u prezantua vetëm nga mediat gjermane si interpretim i përfundimit të ciklit me kombëtaren e vet, madje në mënyrën më të keqe të mundshme.
Gjithsesi, kjo panoramë i përket së shkuarës, marrë në konsideratë atë çka Myler ka prononcuar së fundmi nga Katari, aty ku ekipi i Bajernit po zhvillon fazën përgatitore përpara nisjes së raundeve finale në Bundesligën gjermane.
Euforizmi i “plakushit” të Bajernit e ka burimin nga mentori i tij në vitet e fundit, Flik, pasi vetë Tomasi e ka pranuar se konsultimi me Hansin e ka ndihmuar në marrjen e këtij vendimi, aq sa të analizonte si zgjedhje ideale për të rolin që i ka lënë 53- vjeçari në Botërorin e fundit.
RIKTHIMI- “Deklarata pas zyrtarizimit të eliminimit nga faza e grupeve erdhi si rezultat i përjetimeve të forta emocionale, çka më krijon shumë konfuzitet në mendje, aq sa të tregohesha i papjekur. E pranoj se ajo situatë më ktheu në një tjetër njeri, as veten nuk po e pranoja dot.
Terapisti im mbi këtë reflektim ishte padyshim Hansi Flik. Kemi diskutuar së bashku për një kohë të gjatë. Dhe në fund vendosa të djersij edhe për ca kohë ngjyrat e kombit tim në arenën e futbollit. E ndiej veten se kam ende ambicie, pavarësisht moshës dhe gjendjes ku ndodhemi. Besoj se ai përjetim tragjik në turneun e fundit do të na shërbejë si mësim mbi ecurinë në vazhdimësi. Është koha të vërtetojmë se potenciali ynë është i jashtëzakonshëm, në krahasim nga ajo që shfaqëm në Kupën e Botës”.
POZICIONI “IDEAL”- Tomas ka marrë trajtën e një elektroni të lirë gjatë karrierës së tij me Bajernin, ashtu si edhe me “Pancerat”, nga mesfusha, e pasusr drejt krahëve dhe aktualisht në majë të sulmit: “Është e vërtetë se kam pasur disa pozicione në fushën e blertë, por në të djathtë dhe në udhëheqje të sulmit janë pikat e forta, besoj se aplikimi i manovrës sime brenda katërkëndëshit të gjelbër nuk do të ndryshojë as në vazhdimësi”.
Pyetja e madhe është se përse Myler e dëshiron me kaq insistim këtë pozicion nga i cili nuk dhuroi asgjë. Apo kërkon t’u mbajë “ison” skemave të Flikut, pavarësisht se rezultatet nuk ishin të dëshiruarat?!
FOKUSI – “Sigurisht mbyllja me sukses e objektivave me ekipin. ‘Euro 2024’ nuk më shkon ndërmend në këto momente, Bajerni ka shumë sfida dhe rrugë të vështirë deri në mbyllje të sezonit, çka nënkupton se fokusi është kryefjala e diskutimit”, pohonte mesfushori me tipare të avancuara.
ALTERNATIVA NË KUADRAT- “Nuk kam fjalë për ta përshkruar gjendjen kur mësova se kapiteni ynë i kishe dhënë duart sezonit. Nojer është pikë shumë thelbësore në mbrojtjen e kuadratit, por ja që nuk mund ta llogarisim në pjesën tjetër të sezonit, aty ku do të vendosen edhe verdiktet finale se sa do t’ia arrijmë objektivave të vendosur.
Të jem realist nuk mund të jap përgjigje të prerë se cili do të jetë numri ‘1’ në katërkëndësh, por di te them se Ularish ka treguar se di të mbajë përgjegjësi të mëdha mbi shpatulla”, përfundoi futbollisti gjerman.