TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sulmuesi shqiptar Silvio Merkaj, ishte protagonist ditën e sotme në Serinë C italiane, teksa realizoi një gol spektakolar me takë në versionin “alla Ibrahimoviç”, në duelin mes Entelës dhe Alesandrias, teksa skuadra e tij triumfoi falë përmbysjes së çmendur 4-2.
Miqtë nga Alesandria arritën të shënonin 2 herë me Martinjaxhon dhe Galeandron në minutën e 22-të dhe 32-të, teksa Merkaj në minutën e 34-t, me një kryevepër me takë, ngushtoi shifrat në 1-2, duke i hapur rrugë përmbysjes së çmendur të Entelës, që realizoi edhe 3 gola të tjerë në pjesën e dytë, duke bërë që sfida të përfundonte me rezultatin 4-2.
Ky ishte goli i pestë në 20 ndeshje me fanellën e Entelës për 25-vjeçarin shqiptar, që është shndërruar në një protagonist absolut te skuadra që militon në Serinë C italiane. Gjithashtu vlen të theksohet se për Merkajn ky ishte goli i tretë radhazi në kampionat, ndrkohë që Entela renditet në vendin e katërt me 39 pikë në 21 ndeshje.