SPORT, 9 Janar 2023, 18:33

Zyrtare, klubi turk ndërpret bashkëpunimin me portierin e Shqipërisë

Zyrtare, klubi turk ndërpret bashkëpunimin me portierin e

Portieri i Shqipërisë, Gentian Selmani nuk është më pjesë e Boluspor.

Ka qenë klubi turk që me një postim në rrjetet sociale ka bërë me dije ndërprerjen e bashkëpunimin me lojtarin.

“Rrugët tona me futbollistin Gentian Selmani u ndanë me marrëveshje të përbashkët. Dëshirojmë të falënderojmë Gentian Selmanin, i cili na u bashkua në sezonin 2020-2021 dhe luajti në 50 ndeshje në klubin tonë, për shërbimet e tij dhe i urojmë suksese në karrierë”- shkruan klubi.

24-vjeçari ka luajtur më parë për Menemenspor, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm.