AKTUALITET, 4 Nëntor 2017, 18:55

Speciale e Tpz.al/Dështimi i trajnerëve italianë në Shqipëri. Ja arsyet...

Speciale e Tpz.al/Dështimi i trajnerëve italianë në

Mark Juliano ishte italiani i radhës që drejtoi një skuadër në Shqipëri.

Ish-lojtari i Juventusit mbërriti te Partizani me bujë. I propozuar nga Luçiano Moxhi. Por, aventura e tij te skuadra e kuqe ishte një dështim i madh. Asnjë fitore në katër ndeshjet e para në kampionat, madje as edhe një gol i shënuar nga sulmi i kuq, për ta mbyllur fazën e parë me 11 pikë nga 27 të mundshmet dhe 11 pikë larg nga Skënderbeut i vendit të parë. Duke i dhënë kështu fund jo vetëm aventurës së tij te Partizani, por edhe fund shpresave të klubit për fitimin e titullit kampion.

Në fakt, Mark Juliano është trajneri i 11-të italian që drejtoi një skuadër dhe dështoi në Shqipëri.

Më parë kanë qenë: Tiziano Gori (Erzeni, Partizani), Leonardo Menikini (Tirana), Mauro De Vekis (Kamza), Roberto Sorrentino (Teuta), Baldo Ranieri (Vllaznia), Ernestino Ramela (Flamurtari), Andrea Agostineli (Partizani, Skënderbeu), Adolfo Sormani (Partizani), Mark Iuliano (Partizani), Xhino Gargano (Tërbuni).

Askush prej tyre nuk ka pasur sukses: ose janë larguar në mes të edicionit, ose nuk iu rinovuar kontratat për një sezon të dytë.

Portali Tpz.al sjell në specialen e tij portretet e të gjithë trajnerëve italianë që dështuan me klubet në Shqipëri.

TIZIANO GORI

Pas 55 vjet “shterpësie”, italiani i parë i ardhur në Shqipëri është Ticiano Gori, i cili mori Erzenin e Shijakut në sezonin 2001-2002. Ticiano Gori e la Erzenin në javën 10-të mbas humbjes 2-0 në Durrës me Teutën në vendin e 11-të. Shtatë javë futbollistike më pas, Ticiano Gori mori drejtimin e Partizanit (pas shkarkimit të Shpëtim Duros), duke i siguruar skuadrës së kuqe një vend në Kupën Intertoto.

LEONARDO MENIKINI

Në sezonin 2005-2006, Leondardo Menikini u bë trajneri i dytë italian,  që drejtoi një skuadër shqiptare. Menikini ishte një trajner i vërtetë profesionist, një teknik karizmatik. Nuk u kuptua aq sa duhet dhe u largua pas katër muajsh, pas një barazimi të bujshëm Tirana-Shkumbini 4-4 në “Selman Stërmasi” (java 11, sezoni 2005-2006).

MAURO DE VEKIS

Mbërriti në janar të vitit 2012, duke zëvendësuar Ernest Gjokës te Kamza. Italiani 44-vjeçar, erdhi në Shqipëri në kohën kur marrëdhëniet e kryebashkiakut Xhelal Mziu me presidentin Naim Qarri ishin të shkëlqyera. Italiani kishte punuar si trajner në skuadra jo të nivelit të lartë, porse tek Foljaneze apo Real Rimini. Rezistoi deri në fund të sezonit 2011-2012, duke mos drejtuar më dot një ekip tjetër në Shqipëri.

ROBERTO SORRENTINO

Italiani mori drejtimin e Teutës, më 13 nëntor të vitit 2013, duke zëvendësuar Gugash Magani. Edhe atëherë, Roberto Sorrentino erdhi si pjesë e marrëveshjes së Teutës me shoqërinë zvicerane “Gea Sport”. Pritej shumë prej tij, por Sorrentino nuk ka asnjë gjurmë. U shkarkua pas vetëm tre muajsh, më 25 shkurt 2014.

BALDO RANIERI

Trajneri Baldo Raineri erdhi në krye të 9 herë kampionëve të Shqipërisë si pjesë e marrëveshjes Bashkia e Shkodrës-Shoqëria zvicerane “GEA” në fillim të sezonit 20145-2015. Baldo Raineri ishte trajneri i tretë i huaj i Vllaznisë, pas Haxhiosmanoviçit (fitoi 1 kampionat, 1 Kupë e 1 Superkupë) dhe gjermanit Ulrih Shulce. Ai solli edhe staf italian me vete. Italo-zvicerani Baldo Ranieri, e drejtoi Vllazninë deri në prill 2005, për 24 javë duke grumbulluar 27 pikë. Ai u shkarkua nga stoli i shkodranëve, pas barazimit 1-1 të Vllaznisë në “Loro Boriçi” ndaj Elbasanit. Vendin e tij e zuri Luan Zmijani.

ERNESTINO RAMELA

Përpara se të pasonte Ernert Gjokën te Flamurtari në nëntor 2014, Ernestino kishte Serinë C1 dhe C2 me ekipe si Piacenza, Novara, Pro Patria, Legnano, Montebelluna, Solbiatese, Oltrepo, Como, Karoneze në Itali, por dhe Queretaro e Pachuca në Meksikë dhe Chiasso në Zvicër. Gjithsesi, aventura e tij te klubi vlonjat që një sezon më parë kishte fituar Kupën e Shqipërisë me Ernest Gjokën, zgjati shumë pak deri në prill 2015. Ramella debutoi në stolin kuqezi ndaj Apolonisë (1-1) më 8 tetor të vitit të shkuar, dy ditë pas largimit të Gjokës. Në 20 javë të drejtuar prej tij, Flamurtari, ka mundur të grumbullojë vetëm 35 pikë, teksa pësoi shtatë humbje radhazi.

ANDREA AGOSTINELI

Agostineli u prezantua te Partizani në ditët e para të janarit 2016, por aventura e tij zgjati shumë pak. Një ceremoni e bukur, por një fund i hidhur. Italiani zëvendësoi Sulejman Starovën. Me një karrierë simpatike si lojtar dhe me një listë ekipesh si trajner (Astrea, Mantova, Pistioise, Ternana, Piacenza, Crotone, Triestina, etj), me kulmin e tij te Napoli (qershor-nëntor 2003), Agostinelli nuk ia doli të sjellë titullin e munguar te Partizani. Klubi nuk ia rinovoi kontratën në fund të sezonit, edhe pse të kuqtë morën pjesë në Europa League. Aventura e Andra Agostineli vazhdoi te Skenderbeu, kur pasoi Mirel Josën, por dhe aty u shkarkua shume shpejt: qershor-dhjetor 2016.

ADOLFO SORMANI

Klubi kryeqytetas prezantoi trajnerin italian Adolfo Sormani, më 1 korrik 2016, por pas 2 muajve e gjysmë, 51-vjeçari nuk arriti të mbijetonte në stolin e 15-herë kampionëve, pavarësisht kualifikimit historik në turin e tretë të UEFA Chamions League. Pas 5 javëve të para të Kategorisë Superiore, Partizani grumbulloi 8 pikë, 7 më pak se Skënderbeu kryesues. Sormani u shkarkua, më 10 tetor 2016. Vendin e tij e zuri Sulejman Starova, me këtë të fundit që ia la vendin po një italiani, Mark Iuliano.

MARK IULIANO

Prezantim i bujshëm te skuadra e Partizanit. Lojtar kampion me Juventusin, por me klube modeste si trajner: Pavia, Latina dhe Komo. Mbetet për t’u parë, përpara ka një objektiv të madh. Klubit të kuq i mungon trofeu prej 25 vjetësh. Ishte një dështim i plotë. E thonë rezultatet. 11 pikë në 9 ndeshje kampionati, vetëm 3 fitore dhe vetëm 5 gola të shënuar.

Gjithsesi, sipas Tpz.al, ia vlen të kujtojmë se me Kombëtaren A në stol kanë qene tre trajnerë italianë: Xhuzepe Dosena (i vetëlarguar në mes të edicionit); Xhani De Biazi (i dorëhequr në mes të kontratës së tij të tretë, edhe pse e çoi Shqipërinë në Euro 2016) dhe tani është Kristian Panuçi (sa mbylli pjesën e parë të kontratës së tij me FSHF-në dhe do të jetë edhe në fushatën e eliminatore Euro 2020).

/Dash Frashëri, TPZ.AL/