AKTUALITET, 4 Nëntor 2017, 17:42

Mark Juliano drejt largimit nga Partizani

Mark Juliano drejt largimit nga Partizani

Partizani humbi 1-0 me Kamzën në derbin e “vogël” të kryeqytetit, duke qenë kështu jo vetëm katër pikë larg kamzalinjve, por 11 pikë larg Skënderbeut të vendit të parë, kur janë luajtur vetëm tetë ndeshje nga sezoni.

Trajneri i Partizanit, Mark Iuliano, bëri të qartë se është i hapur ndaj çdo lloj diskutimi për të ardhmen e tij por se personalisht nuk e mendon lamtumirën nga të kuqtë. Për “SuperSport” ai deklaroi se i takonte klubit të merrte një vendim të tillë.

Kontestimi i tifozëve - “Kanë të drejtë të kontestojnë se rezultatet nuk arrijnë, edhe pse puna që bëjnë djemtë është shumë dhe handikapi ynë është se nuk shënojmë”.

Vendi i pestë - “Puna ime është e vështirë, por e bëj gjithmonë në maksimumin e mundësive. Sot kemi pengesë këtë handikap që nuk shënojmë, na ka kushtëzuar se krijojmë shumë raste. Ekipi nuk e meriton këtë klasifikim që ka”.

Çfarë duhet ndryshuar – ““Mjafton të kem ata që më mungojnë. Krijojmë shumë, dominojmë gjithë ndeshjen dhe humbim pastaj. Të kisha në dispozicion të gjithë do të ishte një lloj tjetër klasifikimi për ekipin”.

Dorëheqja si trajner  - “Puna ime është të ndihmoj skuadrën duke punuar më shumë. Ata janë vendime që i merr klubi, i ka mundësitë ta bëjë. Unë bëj punën, por këto vlerësime bëhen diku tjetër”.

TPZ.AL