AKTUALITET, 4 Nëntor 2017, 16:52

Frëngjishtja e Ramës lë në hije kryeministren e Serbisë

 

Me një frëngjishte të pagabueshme, Edi Rama, ishte ylli në konferencën e përbashkët gjatë edicionit të dhjetë të Konferencës së Politikave Botërore që e u mbajt në Marakesh të Marokut, duke e lënë në hije Kryeministren e Serbisë, Ana Brnabic.

Pavarësisht nga ndasitë në lidhje me Kosovën, nënvizon gazeta franceze “Le Journal dy Dimanche”, që publikoi edhe një video me dy intervistat (http://dai.ly/x67nsmn), ata e vendosën theksin një pikë të përbashkët: Europa duhet t’u hapë portën.

“Ishte një mundësi e mirë për të treguar një shembull, për të cilin unë jam krenar për përpjekjet për të krijuar një rajon paqeje dhe bashkëpunimi në Ballkan për të zgjedhur Europën”, - tha Rama në frëngjisht.

“Nuk do të ketë paqe në Europë nëse vendet e Ballkanit nuk bëjnë pjesë në të, - tha në anglisht Brnabic. – Dhe nuk  do të ketë paqe në këto vende nëse ato nuk do të bëjnë pjesë në Europë”.

Dy kryeministrat folën me presidentin e Konferencës së Politikave Botërore dhe bashkëthemeluesin, Thierry de Montbrial.

TPZ.AL