TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndodh edhe kjo në Itali.
Një kasap italian nga Lenjaro (Padova) plagosi një shqiptar, që i kishte vajtur për të vjedhur në shtëpi, por tani prokurori kërkon për të 5 vjet e dy muaj burg.
Kjo po ndodhi 35-vjeçarit Valteri Onikinit nga Lenjaro.
Sipas portalit italian, Tgcom.it, ngjarja ka ndodhur katër vjet më parë, më 22 korrik 2013, kur shqiptar kishte vajtur në shtëpinë e Onikinit për të vjedhur.
Kasapi e pikasi “skifterin” shqiptar, 22-vjeçarin Elson Ndreca, duke e plagosur atë në dorë, të cilën aktualisht nuk e ka më funksionale. Më as e futi në makinën e tij dhe e la në një fushë të hapur.
Por, tani prokurori kërkoi për Onikinin ose 5 vjet e dy muaj burg, ose pagesën me kusht prej 32 mijë euro.
Vendimi përfundimtar do të jepet, më 18 dhjetor.