AKTUALITET, 4 Nëntor 2017, 18:20

“Ciao Juliano!”

“Ciao Juliano!”

“Il Fine”.

Filmit të Marko Julianos te Partizani i erdhi fundi.

Italiani, i ardhur me bujë si lojtar kampion i Juventusit ishte një dështim i madh si trajner.

Aventura e kuqe e tij u mbyll sot, me një bilanc të frikshëm në Kategorinë Superiore: 11 pikë në 9 ndeshje kampionati, vetëm 3 fitore dhe vetëm 5 gola të shënuar.

Një turp i madh!

Partizani ka 25 vjet që nuk e fiton titullin. Është shumë për një klub që pretendon se është nga më të mëdhenjtë në Shqipëri.

Dikur ishte. Por, para viteve 1990. Të vetmin titull “pluarist” e ka fituar në edicionin 1992-1993.

“Ciao Juliano!”

TPZ.AL