TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Monedha europiane euro vijon që të shvlerësohet përballë lekut shqiptar.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro po shkëmbehet me 133.41 lekë një vlerë kjo shumë ulët për periudhën aktuale kur janë larguar emigrantët dhe numri i turistëve është i vogël.
Monedha shqiptare vazhdon të forcohet përballë euros. Aktualisht një euro po shkëmbehet me 133.41 lekë, një kuotë kjo që vlerësohet mjaft e ulët për këtë periudhë të vitit. Ekspertët e paralajmëruan faktin që euro nuk do të tejkalonte vlerën 134-135 lekë kundrejt lekut shqiptar gjatë dimrit por shvlerësimi i euros mbetet edhe më i lartë.
Sipas historikut euro pas përfundimit të sezonit veror, forcohej dhe arrinte kuotat më të larta kundrejt lekut por gjatë këtij viti këmbimi dhe rënia e euros shihet si reflektim i ofertës së madhe të kësaj valute në treg dhe i qarkullimit të ulët të lekut. Njohës të ekonomisë thonë se në dobësimin e euros kanë ndikuar edhe transaksionet e kompanive të cilat vlerësohen më të vogla në krahasim me vitet e kaluara.
Një euro e dobët ndaj lekut ka efekte pozitive për kredimarrësit në euro si dhe mund të sjellë uljen e çmimeve për konsumatorët pasi pjesa më e madhe e produkteve blihen në tregjet europiane.
Megjithatë një euro e dobët ndaj monedhës kombëtare sjell pasoja negative për ekonominë pasi godet eksportet në një kohë që Shqipëria eksporton rreth 70% të totalit të prodhimeve në Europë.