AKTUALITET, 4 Nëntor 2017, 17:32

Policia arreston dy ultras të Tiranës

Policia arreston dy ultras të Tiranës

Dy tifozë të skuadrës së bardhebluve janë arrestuar nga policia menjëherë sapo kanë dalë nga stadiumit “Selman Stërmasi”, menëherë pas ndeshjes së humbur të Tiranës me Bylisin.

Nuk dihet ende arsyeja, por besohet se ata mund të kenë pasur ndonjë konflikt  me persona të tjerë.

Policia i ka shtrirë në tokë para stadiumit dhe më pas i ka shoqëruar në rajonin e policisë.