AKTUALITET, 4 Nëntor 2017, 12:49

Alibeaj: Ja pse 860 mijë euro janë të Saimir Tahirit!

Alibeaj: Ja pse 860 mijë euro janë të Saimir Tahirit!

Partia Demokratike ka deklaruar sot se fshehja e arrestimit të biznesmenit me 863 mijë euro dhe dy patentat e ish-ministrit Tahiri janë urdhëruar nga Kryeministri Edi Rama, ministri Fatmir Xhafaj dhe kreu i Policisë Haki Çako, pasi janë provat që e implikojnë Tahirin në trafikun e drogës.

Enkelejd Alibeaj nga selia e PD deklaroi sot: Të kujt janë 860 mijë euro? Pse Rama, Xhafa dhe Çako urdhëruan policinë të fshehë të dhënat nga komunikata? Të dhënat tregojnë se këto para i përkasin të njejtin person që i përkasin dhe patentat e lundrimit. Ato janë provat që implikojnë Tahirin në trafikun e drogës. Ja pse rama e mbron tahirin: se ka marrë përsipër t’i zhdukë këto provat dhe Tahiri të mos flasë me kushtin që të mos i marrë me vete të gjithë.

Një prej provave 863 mijë euro dhe dy patentat e lundrimit të nxjerra nga banesa e Tahirit për t’i siguruar në banes atë ndryshme, u kapën. Janë 863 mijë euro të Tahiri ngatrafiku i drogës.

TPZ.AL