TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autoritetet spanjolle kanë arrestuar dy pjesëtarë të rëndësishëm të lëvizjes për pavarësi të Katalonjës.
Jordi Sanchez, i cili kryeson Asamblenë Kombëtare të Katalonjës, dhe Jordi Cuixart, nga lëvizja Omnium, po hetohen për organizimin e protestave dhe kundërshtimin ndaj qeverisë së Madridit.
Ata konsiderohen si figurat kryesore të organizimit të referendumit të 1 tetorit, për pavarësinë e Katalonjës nga Spanja.
Qeveria në Madrid e ka shpallur këtë referendum të paligjshëm.
Pas referendumit, lideri i Katalonjës, Carles Puigdemont, ka nënshkruar deklaratën e pavarësisë, por ka pezulluar zbatimin e saj për t’iu lënë mundësi negociatave .