AKTUALITET, 12 Gusht 2018, 13:31

Spaleti: Më vjen mirë për Modriçin, me të jemi më të fortë

Spaleti: Më vjen mirë për Modriçin, me të jemi

Interi i ka dhënë fund fazës përgatitore me ndeshje miqësore ndaj Atletiko Madridit, në kuadër të “International Champions Cup”. Takimi i zhvilluar në “Wanda Metropolitana” të Madridit, u mbyll me fitoren e zikaltërve me rezultatin 0-1, falë golit të shënuar nga Lautaro Martinez.

Në përfundim të ndeshjes, trajneri i Interit, Luçiano Spaleti ka folur për mediat në lidhje me grupin dhe skuadrën që ka në dispozicion, por edhe për zërat që e afrojnë mesfushorin Luka Modriç te Interi. Ai shprehet se i vjen mirë që ka të tilla bisedime, duke pranuar se në rast se Modriç firmos, atëherë Interi do të ishte një skuadër më e mirë.

“Më vjen mirë kur dëgjoj se dëshira e Modriç është që të vijë te Interi. Kjo më bën të kuptoj se kemi ndërtuar një skuadër solide dhe kushtet janë të favorshme për çdo lojtar. Nuk e di nëse do të vijë apo jo, pasi Reali nuk do që të humbasë një lojtar të tillë, por nëse ai vjen, atëherë Interi do të jetë skuadër më e fortë”, tha mes të tjerash Spaleti.