TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Politikani serb i Kosovës, Nenad Rashiç, e vlerëson si joreale idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën në procesin që ai e quan ‘korrigjim i kufirit’ me Serbinë.
Rashiç, kryetar i Partisë Progresive Demokratike, ka deklaruar në një intervistë për ‘Ekonomia Online’ se Thaçi e përdor këtë çështje për politika ditore të tij.
‘Nuk besoj që është reale, ndarja ose bashkëngjitja e Luginës së Preshevës nuk besoj që është reale, por besoj se Thaçi e përdor teknikën e vjetër të negocimit, ajo është që të prezantojë maksimumin duke u shprehur se do të arrihet niveli i mesëm i marrëveshjes, ku asnjë palë nuk duhet t’i humbë të gjitha ose asnjë palë mund t’i fitojë të gjitha’, është shprehur Rashiç.
‘Prandaj, mendoj se presidenti Thaçi i përdor këto vetëm për politikë të brendshme, ditore sa i përket një pozicioni i cili ai mendon që mund të marrë, përndryshe nuk besoj që është reale një gjë e tillë që korrigjimi i kufijve siç thotë ai mund të ndodhë në atë formë’, ka shtuar ai.