AKTUALITET, 12 Gusht 2018, 11:05

Gruaja tregon aksidentin në Divjakë: Ishte vetëm 1 sekondë, frenova por…

Gruaja tregon aksidentin në Divjakë: Ishte vetëm 1 sekondë,

Një 35-vjeçare nga Tirana aksidentoi për vdekje një fëmijë 6 vjeç ditën e djeshme në Divjakë. Sipas saj, ka qenë fëmija që i ka prerë rrugën duke kaluar me vrap për në anën tjetër.

Policia bëri të ditur se fëmija është përplasur për vdekje nga një automjet tip “Benz”, me drejtuese shtetasen M. Matarangasi, 35 vjeçe, banuese në Tiranë.

Sipas burimeve nga Policia, drejtuesja e mjetit ka qenë duke ecur në një rrugë të mbushur me qarkullim dhe sapo ka dalë nga trafiku i rënduar, ajo ka rritur shpejtësinë për të vijuar më tej rrugën më e lirë. Por në këtë çast, siç tregojnë burimet, dyshohet që fëmija ka tentuar të kalojë më shpejtësi rrugën.