AKTUALITET, 12 Gusht 2018, 10:48

VIDEO/ Kulmi i sezonit turistik dhe kulmi i pisllëkut, ja si është zhytur Ksamili në plehra!

VIDEO/ Kulmi i sezonit turistik dhe kulmi i pisllëkut, ja si

Ksamili është një ndër vendet më të rëndësishme për turizmin në Shqipëri. Për këtë arsye, vëmendja e autoriteteve ndaj tij duhet të ishte maksimale. Por, nuk ndodh kështu. Në kulmin e sezonit turistik, Ksamili është i "mbytyr" nga plehrat.

Ish kryeministri Berisha, ka publikuar një video ku tregon ndotjen e kësaj zone.

Statusi i Berishës:

Një mirëmëngjesi me plehra nga Ksamili për piktorin deshtak!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetari dixhital

Pershendetje doktor!

Pashe qe kishit postuar plehrat ne Himare. Ne Ksamil eshte njesoj.

Kazane te mbushur plot, buze rruges dhe ngjitur me hotele te frekuentuar, kryesisht, nga turiste te huaj.

/TPZ.AL/