AKTUALITET, 12 Gusht 2018, 13:28

Sezon i ri, zakon i vjetër; Salihi gjen golin e parë në Austri

Sezon i ri, zakon i vjetër; Salihi gjen golin e parë në Austri

Një ndër sulmuesit më në formë, sa i përket legjionarëve, është bomberi shkdoran Hamdi Salihi. Pasi mbylli një sezon fantastik në kampionatin austriak me Nojshtadin ku shënoi 22 gola ai është rikthyer sërish te goli në sezonin e ri.

Skuadra e tij, arriti të fitonte në transfertë përballë Vorvarts Steir me rezultatin 0-2 dhe ka qenë pikërisht bomberi shkodran, ai i cili shënoi golin e parë në minutën e 56, ndërkohë që në minutën e 94, ka qenë radha e Kienast.

Kjo ishte fitorja e parë e Nojshtadit për sezonin e ri, duke qenë se pas 3 javësh kampionat, numëron 1 humbje ndaj Linzit dhe një barazim ndaj Lustenaut në transfertë.