AKTUALITET, 12 Gusht 2018, 11:29

Merr fund pritja, Vllaznia emëron trajnerin e ri

Merr fund pritja, Vllaznia emëron trajnerin e ri

Ka marrë fund pritja për sa i përket trajnerit të ri të Vllaznisë dhe drejtorit sportiv për sezonin që nis pas disa ditësh. Në krye të stolin shkodran, është emëruar ish-trajneri i Luftëtarit në sezonin e fundit, Hasan Lika.

Lajmi u bë i ditur nga vetë sajti zyrtar i Vllaznisë. Drejtuesit e kuqebluve, pasi kanë marrë të gjitha CV-të e dërguara nga trajnerë të ndryshëm, kanë vendosur që të emërojnë Likën. Në listë, kandidatët e tjerë që konkurronin për këtë post, ishin Baldo Ranieri, Dervish Haxhiosmanoviç, Edi Martini dhe Ergin Firat.