TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Ne kurrë nuk do ta falim atë, për diçka të tillë nuk ka falje. Motra ime është shkatërruar, ajo ka humbur një vajzë. Nicole ishte shumë e ëmbël, mbesa ime, e takova të dielën e shkuar, ishte bërë aq e mirë, nuk mund të mendoj se ajo nuk jeton më”.
Keto jane fjalet e xhaxhait te vajzes, qe dalin nga dhimbja e madhe per ngjarjen tragjike te ndodhur mbreme ne Itali, ku babai i dehur dhe pa patente qe drejtonte makinen u be shkak qe vajza e tij e madhe te humbte jeten.
Nicole ishte 8 vjec dhe ne shtator do te mbushte 9, e duket se vellai i babait te saj nuk e pranon gjestin qe ai ka bere. Francesco Guidi, 39 vjeç tha se nuk mund ta besonte qe Nicole e vogël, vdiq tragjikisht ne makinen e drejtuar me shpejtësi të madhe nga babai i saj, i cili nuk kishte patente dhe ishte i dehur. Per mrekulli ka shpetuar e bija tjeter 7 vjecare me lendime te shumta trupore. Nëna e tyre ka perfunduar ne shok pasi mori vesh lajmin, shkruajne mediat italiane.
![]()