TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I nxehti që ka përfshirë kryeqytetin ka krijuar dyndje të qytetarëve për të udhëtuar drejt detit. Këtë të dielë radhët në autostradë kanë qenë kilometrike.
Situata më e rënduar mësohet se ka qenë gjatë paradites, në segmentin nga Vora deri në Maminas, ku makinat janë duke lëvizur me pak metra në minutë.
Kjo situatë ka ardhur për shkak të fluksit të madh të qytetarëve që i janë drejtuar Gjirit të Lalzit.
Nga Sukthi në Fllakë trafiku paraqitet i rënduar për shkak të një aksidenti pa pasoja.
Radha e krijuar e mjeteve në autostradë ka shkuar deri në 5 kilometra.